Policia e Kosovës e ka identifikuar dhe shoqëruar personin i cili dyshohet se ka sulmuar gruan rome në Lipjan.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, raporton lajmi.net.
Si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe njëherit të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatë.
Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet në kumtesë.
Ndërkohë, ndaj kësaj ngjarjeje kanë reaguar edhe krerët shtetërorë të Kosovës të cilët kanë kërkuar nga organet e rendit të zbardhin rastin.