Në autostradën Shkup-Tetovë sonte në orët e mbrëmjes është protestuar nga qytetarët kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Sipas mediave në Maqedoni, protesta është organizuar nga aktivisti Arianit Xhaferi.
Forma e protestës kësaj radhe u bë përmes veturave, duke u krijuar kolona të gjata pasi që vozitësit lëviznin me një shpejtësi prej 10-15 kilometrash në orë.
Radhët e gjata në autostrada vijojnë të jenë disa kilometra.