Një aksident tragjik ka ndodhur në Ukrainë, ku një avion ushtarak është rrëzuar dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur 22 persona.
Sipas “Associated Press” avioni ushtarak Antonov AN-26 është rrëzuar pranë qytetit Chugheev në rajonin Kharkiv të Ukrainës.
Raportohet se avioni është rrëzuar pranë një rruge gjatë një fluturimi stërvitor.
Mësohet se në avion udhëtonin 28 persona, dy prej të cilëve janë plagosur rëndë dhe katër prej tyre rezultojnë të zhdukur.
Policia ukrainase po heton informacionin në lidhje me rrëzimin e avionit, por besohet se në të udhëtonin studentë nga Universiteti i Forcave Ajrore Kharkiv, një strukturë trajnimi ushtarake.
Presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme.