Sally Davies, profesoreshë në Universitetin e Kembrixhit, ka paralajmëruar, me anë të një artikulli në “The Guardian”, se pandemia e radhës është duke ardhur dhe “koronavirusi duhet të na ndihmojë që të përgatitemi” për ta përballuar atë më mirë.
“COVID-19 nuk është as e para dhe as e fundit emergjencë shëndetësore që do të ketë bota. Kolegët e mi vlerësojnë se do të kemi një pandemi ose emergjencë shëndetësore të paktën një herë në 5 vite duke nisur nga tani. Por, mund të jenë edhe më të shpeshta”, shprehet Davies.
Sipas saj, e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë kësaj të ardhmje është bashkëpunimi mes shteteve: “Duhet të bashkëpunojmë pa parë shtetësinë e ekspertit apo vendin nga vjen”.