Fjalë Kyçe

Policia jep detaje nga aksidenti në Vushtrri, ku mbeten të lënduar katër persona

Policia jep detaje nga aksidenti në Vushtrri, ku mbeten të lënduar katër persona

Katër persona kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, përkatësisht në hyrje të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mes të tre veturave, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.

“Nga aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmë kanë marr lëndime trupore katër persona, të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësorë janë liruar nëpër shtëpi”, ka thënë Zahiti.