Shkencëtarët tregojnë se macet mund të shpërndajnë Covid-19.
Është bërë e ditur që një kohë se macet mund të marrin Covid-19 dhe ta transmetojnë tek njëra-tjetra, transmeton lajmi.net.
Dhe shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara kanë bërë publike që këto kafshë mund të transmetojnë virusin tek njerëzit dhe duhet që të izolohen nëse janë testuar pozitiv me Covid-19.
“Macet që janë pozitive me koronavirus nuk lejohen që të dalin jashtë ambientit ku janë duke qëndruar dhe duhet të mbrohen me çdo kusht që të mos infektojnë njerëz të tjerë në mënyrë që të mos bëhet transmetimin përmes saj”, thanë shkencëtarët.
Për dallim nga macet, qentë e infektuar me Covid-19 nuk paraqesin rrezik të madh për transmetim të virusit tek të tjerët.