Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV21 deklaroi se qeveria ka pranuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
“Kjo do të thotë se nuk do të ketë këngëtar dhe DJ në lokale”, tha Filipçe.
Ai rikujtoi edhe një herë diskotekat nuk kanë marrë leje për punë dhe se është zvogëluar zërimi në 55 decibel.
“Po ashtu zvogëlohet numri i personave që rrinë në një tavolinë, përkatësisht nga 12 persona në 4”, tha Filipçe. Kandidati demokrat për garën presidenciale, Joe Biden, ka lënë anash betejën politike, duke thënë se nuk do ta sulmojë presidentin Donald Trump tani që ndodhet në spital nga infektimi me koronavirus.
Bideni ka thënë se nuk do të ketë kritika ndaj presidentit, por u ka bërë thirrje njerëzve që të mbajnë maskat në hapësirat publike, transmeton KOHA.
Mbajtja e maskës, sipas Bidenit, nuk është shkelje e lirisë, mirëpo shprehje e patriotizmit në kohë krizash si kjo me pandeminë.
Bideni si president ka premtuar se do ta bëjë prioritet shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Ai ka thënë se pajisjet mbrojtëse janë më shumë çështje e autoriteteve federale sesa e atyre lokale.
Filioçe shtoi se situate po ndiqet me vëmendje dhe se nëse ka raste të reja do të propozohen masa të reja.