Rastet e dhunës në familje në Kosovë nuk kanë të ndalur.
I fundit ka ndodhur në Gjakovë ku i dyshuari e ka sulmuar babain e tij.
Viktima pas rastit ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut ai nuk është në gjendje të intervistohet.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.