Fjalë Kyçe

Si të përgatisni turshi me perimet e stinës

Si të përgatisni turshi me perimet e stinës

Stina e vjeshtës ka ardhur dhe të gjitha amvisat bëjnë gati turshitë me perimet e stinës për ti konsumuar gjatë muajve të dimrit.

Më poshtë do të gjeni disa receta thelbësore për të vendosur turshitë me mënyrat më të thjeshta, transmeton lajmi.net.

Recetë e thjeshtë për të vendosur një miks perimesh turshi.

Përbërësit

– 2 kg lakër
– 1 kg speca te verdhe
– 1 kg speca te kuq
– 2 kg tranguj
– 2 kg lulelakër
– 2 kg karotë
– 2 kg domate të blerta
– kripë
– sheqer
– uthull

Hapat

– Te gjitha perimet pastrohen dhe grihen në copëza;
– Perimet e grira përzihen në një enë të madhe;
– Nga perimet e grira, mbushen kavanozat. Në gjithsecilin kavanoz shtohen 3 lugë të mesme kripë,3 sheqer, 3 uthull;
– Secilin kavanoz e mbushim pastaj me ujë të ftohtë;
– Mbyllen kapakët e kavanozëve;
– Në një enë te madhe vihen kavanozet dhe ena mbushet me ujë;
– Ena vihet në shporet elektrik në mënyrë që uji të vlojë;
– Uji duhet të lihet të vlojë 10 minuta dhe të largohet nga zjarri;
– Kavanozët lihen të ftohen dhe më pas vendosen në vendin ku destinohet për mbajtjen e turshive dhe
– Sasinë e perimeve dhe llojin e vendosni vet sipas preferencës

Pjesë e pashmangshme e çdo turshie janë lakrat.

1.Përzieni rrënjë karote, panxhar të kuq, rrepan, kripë. Lakrat lërini të qëndrojnë 2-3 ditë.

2.Pastroni nga fletët e jashtme dhe nga rrënjët dhe lani mirë. Në vend të rrënjës së nxjerrë hidhni kripë, rendisni lakrat e plota në fuçi me rrënjët lart.

3.Midis lakrave të plota vendosni lakrat e ndara përgjysmë ose katërpjesëshe, rrënjë karote, panxhar të zier apo rrepan.

4.Shtypni me dërrasë apo me gurë. Hidhni ujë të ftohtë.

5.Mbuloni me leckë të pastër apo me kapak.

Vërejtje: Për 50 kg lakra nevojiten rreth 800 g kripë