Fjalë Kyçe

Haradinaj: Kosova do të eci rrugës së heronjve

Haradinaj: Kosova do të eci rrugës së heronjve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Akademinë përkujtimore për nder të heroit Xhemajl Fetahaj ka thënë se Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese heronjve të lirisë.

Haradinaj ka thënë se do të mundohen të dalin në dritë të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me luftën dhe dëshmorët e vendit.

“Xhemajli me vëllezër, e gjithë familja, kanë qenë në vijë të parë të fronit. Është rast i çmuar, mirë i paraqitur se si një familje shqiptare ndër breza i ka dalë zot atdheut”, ka thënë ndër tjera kryeministri.

Haradinaj rikujtoi se ndërtimi i lirës kërkoi sakrifica andaj edhe pas lirisë ndërtimi i shtetit e kërkon një gjë të tillë, duke vazhduar të theksoi se Kosova do të di të eci rrugës së heronjve.