Fjalë Kyçe

Zhduket e dashura e Putinit, askush nuk di për fatin e saj

Zhduket e dashura e Putinit, askush nuk di për fatin e saj

Një ish-gjimnaste e cili përflitet se ka pasur binjakë me Vladimir Putinin është zhdukur nga syri i publikut.

Alina Kabaeva, 37-vjeçare, një fituese e famshme e medaljes së artë olimpike, nuk është parë që nga viti 2018.

Atë kohë, ajo u tha të ishte dy muaj shtatzënë me Presidentin dhe besohet se kishte lindur binjakët djem në prill të vitit të kaluar në një klinikë në Moskë.

Por ekziston shqetësimi në Rusi se prej atëherë ajo është zhdukur dhe ka frikë për fatin e saj, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Alo.

Alina është një nga gjimnastet më të dekoruara në historinë e gjimnastikës ritmike, me dy medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian.

Pasi u tërhoq nga sporti, ajo iu kthye politikës dhe u bë deputete në partinë e Putinit, ‘Rusia e Bashkuar’.

Ajo gjithashtu një herë ka pozuar gjysmë e zhveshur për një revistë mode, ka luajtur në një film si dhe ka provuar një karrierë si solo-këngëtare.

Ajo pastaj ka punuar si drejtuese e Grupit Kombëtar Mediatik duke fituar madje edhe një kontratë ekskluzive për të shitur produktet e Netflix-it në tregun rus.

Romanca mes atletes dhe Presidentit rus u përfol për herë të parë në vitin 2008.

Ajo ishte e fejuar më parë me politikanin David Museliani në 2004, por ata u ndanë një vit më vonë.

Gazeta ‘Moskovsky Korrespondent’ raportoi në vitin 2008 se ajo dhe Putini ishin fejuar, por historia u mohua dhe gazeta u mbyll.

Ajo gjithashtu thuhet se ka pasur fëmijën e saj të parë në vitin 2015, me Putinin që pretendohet të jetë babai, gjë që gjithashtu është mohuar nga kabineti i Presidentit.

Vitin e kaluar, kur u përhapën thashethemet për lindjen e saj të binjakëve, i gjithë kati i katërt VIP në Qendrën Spitalore ‘Kulakov’ për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji u lirua për të akomoduar ish-gjimnasten dhe deputeten, thonë raportet.

Një gazetë me tirazh të madh ‘Moskovsky Komsomolets’ e botoi një herë historinë në faqen e saj të internetit, por e hoqi papritur menjëherë pas pak, duke shlyer madje të gjitha ‘memot’, duke përfshirë këtu edhe ato në memorien e internetit.

Putin ishte i martuar me Lyudmila Shkrebneva në 1983 dhe ata kanë dy vajza së bashku, Mariya Putina dhe Yekaterina Putina.

Kishte spekulime të shpeshta se çifti ishte divorcuar dhe ata më në fund e konfirmuan ndarjen e tyre në 2013.

Një burim nga Moska i tha The Sun: ‘Putini është një njeri jashtëazakonisht i mbyllur në jetën private – ai i ka fshehur dy vajzat e tij të rritura duke ju siguruar letërnjoftime të rreme për vite me radhë.

‘Edhe tani, megjithëse ai flet për to herë pas here, ai kurrë nuk i përmend me emër.

‘Nëse Alina do të lindte fëmijët e tij, fshehja e saj mund të ishte një nga aluzionet më të forta që tregojnë për këtë. Ai është obsesiv për sigurinë e familjes së tij.’ /Gazeta Alo