Në qytetin Ticino të Zvicrës kanë vdekur 20 të moshuar mes muajve mars-maj, ku janë deklaruar nga spitali si të prekur me COVD-19, mirëpo më vonë pas hetimeve të thëlla u tha se tre punonjës aty janë të përfshirë në vdekjen e tyre, shkruan Gazeta Metro.
Tre persona akuzohen për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje të Aktit të Epidemive – përfshirë drejtorin e përgjithshëm dhe drejtorin mjekësor.
Ata akuzohen, ndër të tjera, se kanë shkelur detyrimet e tyre zyrtare. Të gjithë ata kanë punuar në shtëpinë e prekur në Sementina.
Në anën tjetër kujtojmë, që rreth 1.5 milion testime janë kryer në Zvicër që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 1,516,021 testime.
Situata pandemike në Zvicër, ka shënuar rritje të infektimeve në muajin tetor, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenxhuar, disa kantone kanë vë masa ndaj pandemisë Covid-19.