Ministri i Ekonomisë në Qeverinë Federale të Zvicrës, Guy Parmelin është i pari ministër federal që duhet të kalojë në karantinë.
Gazeta “Tages Anzeiger” ka raportuar të mërkurën në mesditë, duke cituar “disa burime të besueshme”, se Parmelin është detyruar të vendoset në karantinë.
Këshilltari Federal 60-vjeçar nga SVP/UDC ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Federal vetëm përmes video, shkruan albinfo.ch.
Arsyeja e mbylljes së ministrit, sipas gazetës është se një person “nga mjedisi i tij profesional” ishte testuar pozitivisht.
Në Zvicër janë regjistruar 2823 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 68.704, raporton Autoriteti Shëndetësor i Zvicrës (BAG).
Shifrat janë dyfishë më të larta se që u raportuan para pesë ditëve.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa shifra totale ka shkuar në 1816.
Arsyeja e mbylljes së ministrit, sipas gazetës është se një person “nga mjedisi i tij profesional” ishte testuar pozitivisht.