Fjalë Kyçe

Po ngjiste malin, 12 vjeçari zbulon diçka të rrallë

Po ngjiste malin, 12 vjeçari zbulon diçka të rrallë

Një 12 vjeçar ka bërë një ndër zbulimet më të rëndësishme të historisë së jetës në tokë.

Djaloshi po ngjiste malin me të atin në Alberta të Kanadasë, kur pa eshtra që ishin të fosilizuara në një gurë.

Që prej asaj dite në muajin korrik, vetëm të enjten arkeologët arritën ta plotësojnë të gjithë skeletin e dinozaurit 69 miliardë vjeçar.

Zbuluesi i vogël, emri i të cilit është Nathan Hrushkin ka thënë se ka mbetur pa fjalë kur ka parë eshtrat e një dinozauri përpara syve të tij.

Dinozauri është shkencërisht i rëndësishëm, thotë muzeu, sepse fosili është rreth 69 milion vjet i vjetër dhe të dhënat nga ajo periudhë kohore janë të rralla.

Nathan thotë se dëshiron të mësojë më shumë rreth kockave të dinozaurëve dhe se i gjithë procesi ka qenë “surreal”.