Zvicra ka vendosur masa të reja për të parandaluar rritjen e mëtejme të rasteve me koronavirus. Shteti ka bërë obligative bartjen e maskave dhe ka ndaluar tubimet në masë.
Tubimet me më shumë se 15 persona në publik do të ndalohen nga e hëna dhe maskat duhet të barten në të gjitha zonat e mbyllura publike.
Maskat duhet të barten edhe në stacione treni, aeroporte, e stacione autobusi. Obligimi për maska duhet të respektohet edhe në dyqane, kinema e kisha.
Deri më tani në këtë shtet janë regjistruar 74 mijë e 422 raste, ndërsa 1,823 persona kanë humbur betejën me virusin.