Fjalë Kyçe

Vaksina kineze anti-COVID nxit reagim të antitrupave

Vaksina kineze anti-COVID nxit reagim të antitrupave

Një vaksinë kandidate kundër COVID-19 është e sigurt dhe mund të nxisë reagim të antitrupave, ka bërë të ditur revista shkencore e sëmundjeve ngjitëse, “Lancet”. Vaksina po zhvillohet në Kinë.

Në raport thuhet se nga 29 prilli deri më 30 korrik të këtij viti, hulumtuesit e Institutit të Produkteve Biologjike në Pekin kanë kryer teste klinike në Kinë, përfshirë më shumë se 600 pjesëmarrës të shëndosh ndërmjet 18 dhe 80 vjeç.

Studimi i fundit ka treguar se ka pasur reagim të antitrupave në mesin e të gjithë të vaksinuarve brenda 42 ditësh. Asnjëri prej tyre nuk është përballur me ndonjë reagim negativ që do të mund të paraqiste sfidë për mjekët.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, po testohen 40 vaksina kundër COVID-19. Disa prej vaksinave kanë shfaqur siguri në fazën fillestare me krijim të antitrupave në qeniet njerëzore. OBSH-ja ka bërë të ditur se ka arritur në rreth dyzet milionë numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën.