Rastet me COVID-19 po rriten në shumë pjesë të Kanadasë, por një rajon ne veri të vendit, po i habit të gjithë. Ky territor duket se nuk ka asnjë rast të koronavirusit.
Marsin e vitit të kaluar, ndërsa kufijtë nëpër botë po mbylleshin shkaku i pandemisë globale, zyrtarët në Nunavut, vendosën që edhe ata të mos rrezikonin. Për këtë arsye, morën masa shumë të rrepta sa I takon udhëtimit duke I ndaluar hyrjen në zonë pothuajse të gjithë jorezidentëve.
Banorët që lëvizin jashtë territorit verior, duke të kalojnë në kthim dy javë në karantinë. Ato qëndrojnë me shpenzimet e qeverisë në të ashtuquajtura “qendra izolimi”, që janë praktikisht hotele në disa qytete ku janë vendosur roje sigurie dhe infermierë kontrollojnë shëndetin e personave të karantinuar. deri me tani, 7,000 banorë të Nunavut kanë kaluar kohë në këto qendra si përpara se të ktheheshin në rajonin me rreth 39 mijë banorë.