Ky është momenti kur një pasagjer i EasyJet që refuzon të vendosë maskën qëllohet me shpullë nga gruaja e tij derisa po llomotiste duke penguar pushuesit që ishin në udhëtim.
Pamjet e sikletshme tregojnë burrin i cili shkon duke u ngritur zërin kundër mbulimit të fytyrës dhe e quan gruan e tij një ‘imbecile’ gjatë një fluturimi nga Manchester në Tenerife më 6 shtator.
I ndikuar nga teoritë konspirative, pasagjeri dëgjohet duke thënë: ‘Të gjithë ju gënjejnë, sa më gjatë që i vini ato maska, aq më gjatë vazhdon kjo pandemi.
“Zoti ju ndihmoftë” dëgjohet duke thënë në një incizim amator. ‘Luftoni përsëri’, thërret ai.
Burri i thotë gruas së tij: ‘Mbylle gojën’ para se ajo të dëgjohet duke e goditur shuplakë.
Më pas ai ka tentuar të hakmarret ndaj gruas, para se të tjerët të hidheshin në ndihmë të gruas. Një prej pasagjerëve dëgjohet duke thënë: ‘Çfarë po bën?’
Pasi burri quhet ‘frikacak’, ai përgjigjet: ‘Unë do të të luftoj ty djalosh, unë do të të thyej hundët.’
Linja ajrore konfirmoi se policia ishte prezente në fluturim për shkak të një pasagjeri me sjellje jokorrekte e që refuzonte të mbante maskën ‘.
Shoqëruesit e fluturimit shihen duke ndërhyrë drejt fundit të videos, duke u thënë udhëtarëve të ulen ndërsa aeroplani po bënte uljen në tokë.