Organizata Botërore e Shëndetësisë po përgatit udhëzimet për përdorimin e ilaçit remdesivir për trajtimin e COVID-19 dhe ato do t’i lëshojë për 3-4 javë, thonë nga OBSH.
“Parashikojmë se udhëzimet do të jenë të disponueshme për 3-4 javë”, ka thënë Janet Diaz, zyrtar në OBSH.
Ai tutje ka thënë se një panel i OBSH-së do të shikojë provat e përgjithshme të efektivitetit të ilaçit, raporton Reuters.