Fjalë Kyçe

Merkeli ka një apel pas rekordit të rasteve me Covid-19 në Gjermani

Merkeli ka një apel pas rekordit të rasteve me Covid-19 në Gjermani

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u ka bërë apel të shtunën gjermanëve që t’i pakësojnë kontatet sociale dhe të bëjnë sa më pak udhëtime, në kohën kur vendi i saj shënoi rekord prej mbi 14.000 rasteve të reja me Covid-19 për një ditë.

Në vend të publikimit të një fjalimi të ri javor, siç vepron si zakonisht, shefja e qeverisë gjermane e përsërisi porosinë e javës së kaluar, duke e cilësuar atë si më urgjente dhe më me vend, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Përmes një deklarate, ajo tha: “Nëse i pakësojmë kontaktet, ne të gjithë së bashku do ta kalojmë sfidën masive që e paraqet ky virus”.

Ndonëse Gjermania nuk ka shënuar numër aq të madh të viktimave sa disa vende tjera të mëdha në Evropë, numri i rasteve ditore këtë javë shkoi për herë të parë mbi 10.000, ndërsa të shtunën u regjistruan mbi 14.000 raste, që është shifër rekorde.

Në përpjekje për ta mbajtur nën kontroll situatën, qeveria i ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë në rajonet e skijimit në Austri, Zvicër dhe Itali për shkak të rrezikut nga infektimi.

Të mërkurën, me koronavirus u infektuar edhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ndërsa të shtunën nga ky virus u prek edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.