Italia vijon të shënojë rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 19,644 raste të reja në 177,669 tamponë të kryer.
Ndërkohë, është rritur numri i viktimave. 151 persona humbën jetën, ndërsa një ditë më parë numri i i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ishte 91.
Në këtë situatë, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, thirri këtë pasdite Komitetin Teknik Shkencor. Takimi me ekspertët do të analizojë masat e reja të mundshme për të frenuar rritjen e infeksioneve.