Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 85 të vdekur nga koronavirusi dhe një numër rekord i infeksioneve.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në mbi 10.200, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 14.964 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 460 mijë.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.