Personi që bërtiti “Allahu Akbar” dhe më pas masakroi një burrë dhe dy gra gjatë sulmit në katedralen Notre Dame në Nice të Francës, është bërë kryelajm i mediave botërore.
Bëhet fjalë për Brahim Aoussaoui, 21-vjeç, me prejardhje nga Tunizia, që kishte mbërritur në Evropë me një anije gjatë muajit të kaluar, që sulmoi besimtarët me një thikë gjigante në katedralen Notre Dame, ku madje njërës prej viktimave ia ka prerë kokën, transmeton Telegrafi.
Ai mbyti Vincent Loques, 54-vjeç, baba i dy fëmijëve, derisa viktima tjetër është një grua në të 40-at e cila para se të ndërronte jetë kishte porositur mjekët që t’i thonë “fëmijëve të saj që ajo i do shumë” Për viktimën e tretë nuk ka edhe aq shumë informata.
E sulmuesi pas intervenimit të policisë ishte qëlluar 14 herë derisa ai bërtiste “Allahu Akbar”, dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Imazhi i parë i sulmuesit është publikuar nga mediat franceze, ku i riu nga Tunizia shihet i shtrirë në tokë i mbuluar në gjak – derisa mjekët i jepnin ndihmën e parë që më pas ta dërgojnë në spital.
Brahim Aoussaoui i lindur në Tunizi në vitin 1999, ishte futur në Evropë përmes ishullit italian Lampedusa gjatë 20 shtatorit dhe arriti në Paris më 9 tetor.
Hetuesit i kanë gjetur dy thika tjera që “papërdorura”, librin e shenjtë – Kuranin dhe dy telefona mobil që i kishte futur në një çantë.