Presidenti i Torinos, Urban Cairo, ka përfunduar në spital me ethe, pas diagnostifikimit me COVID-19, pa “pasur nevojë për oksigjen”.
63 vjeçari është pranuar në spitalin San Paolo të Milanit të premten në mëngjes, duke vuajtur nga simptomat e COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Torinos në faqen zyrtare të klubit.
Cairo ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po i nënshtrohet testeve të mëtejshme.