Shtetet e Bashkuara kanë thyer rekordin e për raste të reja ditore të koronavirusit në një ditë të vetme, për të dytën ditë radhazi, me 88,521 raste – pasi rastet totale tejkalojnë nëntë milionë.
Të enjten, Amerika raportoi 88,500 raste të reja, duke thyer rekordin e mëparshëm njëditor me rreth 83,700 të shtunën e kaluar. Tani, ai rekord është thyer përsëri pasi rastet e reja u rritën përsëri në 88,521, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Rastet totale tani qëndrojnë në 9,043,957, më shumë se 20 përqind e totalit në botë, me 229,676 vdekje.
Kalifornia kryeson SHBA me më shumë se 929,000 raste totale, ndjekur nga Texas, Florida, New York dhe Illinois.