Fjalë Kyçe

Sllovakia thyen rekord, mbi një milionë banorë testohen për Covid-19

Sllovakia thyen rekord, mbi një milionë banorë testohen për Covid-19

Mbi një milionë sllovakë i janë nënshtruar testit për koronavirus të shtunën, ndërsa shteti ka nisur një operacion masiv logjistik për të testuar pjesën më të madhe të popullatës gjatë fundjavës për ta luftuar shtimin e numrit të rasteve, ka shkruar agjencia Reuters.

Autoritetet thonë se plani ambicioz për të testuar shumicën e qytetarëve mbi 10 vjet në mesin e 5.5 milionë banorëve në Sllovaki është e para në një shtet të përmasës së tillë.

Po shikohet nga shtetet tjera që po kërkojnë mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe evitojnë mbingarkimin e sistemit shëndetësorë. Më tepër se 40 mijë mjekë dhe staf përkrahës si ushtarë, policë, punëtorë administratë e vullnetarë kanë qëndruar rreth 5000 pikave testuese.

Deri në ora 12:00 të ditës numri i të testuarve kishte kaluar 828.518 dhe 7947 kishin rezultuar pozitiv, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, në konferencë për media.

“Ne qartë se do të kalojmë shifrën 1 milion, nëse interesimi i njerëzve vazhdon”, ka thënë Nad, duke shtuar se pritet të testohen deri në 3 milionë persona gjatë fundjavës.