Fjalë Kyçe

Austria shpall orën policore, mbyll kafenetë e restorantet

Austria shpall orën policore, mbyll kafenetë e restorantet

Austria sot ka njoftuar për orë policore në orët e mbrëmjes dhe mbylljen e kafeneve, bareve e restoranteve, duke lejuar vetëm shërbimin merre me vete, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, raporton agjencia Reuters.

Rritja e numrit të infektuarve po rrezikon që të mbingarkohen spitalet.

Austria ishte përcaktuar për mbyllje të shpejt gjatë valës së parë të infeksionit në mars, por ka hezituar të aplikojë mbyllje të tillë, ndonëse po regjistron shifra rekorde.

Numri i të infektuarve arriti rekord prej 5627 të premten.

“Nuk e morëm vendimin lehtësisht”, ka thënë kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, në konferencë për media.

Kufizimet përfshijnë orën policore nga ora 20:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit dhe do të jenë efikase nga dita e martë e deri në fund të nëntorit.

Fabrikat, shitoret, kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore do të mbesin të hapura, mirëpo, shkollat e mesme dhe universitetet do të kalojnë në mësim në distancë. Ushtrimet apo ecjet do të lejohen gjatë kohës kur nuk është ora policore.

Restorantet, baret dhe kafenetë mund të ofrojnë vetëm shërbimin merre me vete; teatrot dhe muzetë do të mbyllen, siç do të mbyllen edhe palestrat e fitnesit apo palestrat sportive; hotelet do të lejojnë vetëm pak vizitorë, udhëtarë për arsye biznesore.

Bizneset që detyrohen të mbyllen do të kompensohen me 80 për qind të shitjeve që kanë pasur në të njëjtën periudhë një vit më parë.