Njëri nga policët në Vjenë të Austrisë ka qenë viktimë e sulmit me armë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet austriake kanë konfirmuar se nuk kishte një sulm të vetëm me të shtëna por ai u përhap në gjashtë lokacione të ndryshme në Vjenë.
Së paku deri më tani, vdekja e vetme e konfirmuar është ajo e një sulmuesi të dyshuar, të qëlluar dhe vrarë nga policia.
Ndryshe, sipas raporteve zyrtare, bëhet fjalë për disa të vdekur dhe disa të dyshuar, ndërkohë që media të ndryshme kanë thënë se bëhet fjalë për shtatë të vdekur.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet që thuhet se tregojnë momentin kur njëri nga policët qëllohet me armë nga sulmuesit.
https://twitter.com/i/status/1323369930977206272