Bëhet e ditur se 91 orë nga pas tërmetit në Izmir të Turqisë është shpëtuar nga rrënojat e një apartamenti një vajzë e vogël, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë një operacioni arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e apartamentit Rıza Bey dhe më pas punimet i intensifikuan në këtë zonë.
Pasi arritën kontaktin me fëmijën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barelë. Fëmija pas vendosjes në barelë u transportua për tek ambulanca. Gjatë kësaj u rritën edhe zërat dhe duartrokitjet për shpëtimin e fëmijës.
Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayda Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat.
Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi “Gjetëm edhe një vogëlushe. Elhamdulillah (Falënderimi i takon vetëm Allahut).
Ndërkohë edhe guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger ka postuar “Ayda Gezgin u shpëtua gjallë”.
BREAKING: A four-year-old girl has been pulled-out alive from under the rubble in #Izmir, 91 hours after a 7.0-magnitude #earthquake hit the Turkish city. #İzmir mayor Tunç Soyer says the child's name is Ayda Gezgin #mucize #izmirdepreminde #deprem #Ayda #Ayla pic.twitter.com/H7W6hOA4fG
— Auskar Surbakti (@AuskarSurbakti) November 3, 2020