Fjalë Kyçe

Turqia dënon sulmet në Austri, 2 turq shpëtuan jetën e dy grave dhe një polici

Turqia dënon sulmet në Austri, 2 turq shpëtuan jetën e dy grave dhe një polici

Turqia e dënoi me forcë sulmin vdekjeprurëses të Vjenës, duke deklaruar se është në solidaritet të plotë me popullin austriak. Ankaraja kujtoi se edhe ajo vetë po zhvillon fushatën e saj kundër terrorit.

“Na trishtoi lajmi që ka të vdekur dhe të plagosur prej sulmit terrorist në Vjenë. Si vend që ka luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit për dekada, Turqia është në solidaritet të plotë me popullin austriak”, thuhet në deklaratë. Sipas shifrave zyrtare, në Austri jetojnë rreth 116,000 shtetas turq, diaspora e tretë më e madhe, pas Gjermanisë dhe Serbisë.

Komuniteti turk i vendit të Europës Qendrore është kritikuar shpesh nga Partia e Lirisë (FPOe) e ekstremit të djathtë të Austrisë, duke krijuar tensione me Ankaranë. Por ndërkohë në shtypin turk po lavdërohen si heronj dy shtetas turq, që sipas mediave vendase i kanë shpëtuar jetën dy grave dhe një efektivi të policisë. Ata vetë i kanë shpëtuar për fije plumbave të agresorit.

Recep Tayyip Gültekin dhe miku i tij Mikail Özer ishin në qendër të qytetit kur dëgjuan të shtënat. Pavarësisht rrezikut, janë afruar e kanë ndihmuar disa të plagosur. Sulmuesi qëlloi edhe ndaj njërit prej tyre, të dy më pas kanë tërhequr dhe një polic të lënduar dhe e kane çuar drejt një ambulance.

“Ajo që bën vëllezerit tanë ishte ajo që që do të bënte një qënie njerëzore, një mysliman dhe një turk”, tha ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.