Është zvogëluar disavantazhi mes kandidatit Demokrat, Joe Biden dhe presidentit Donald Trump në shtetin e Georgias.
Në numërimin e rreth 99 për qind të votave, Trumpi kryeson me 18 mijë vota dallim ndaj Bidenit, ndërsa epërsia ishte dukshëm më e lartë më herët. Zvogëlimi i disavantazhit është bërë pas numërimit të votave me postë.
Nga autoritetet në Georgia është njoftuar se kanë mbetur të numërohen edhe 50 mijë vota. Georgia i jep kandidatit 16 vota elektorale. Biden është shumë pranë që të fitojë zgjedhjet në SHBA.
Sipas projeksioneve të AP, Bideni, aktualisht ka 264 vota elektorale, i duhen edhe gjashtë vota elektorale për t’i fituar zgjedhjet.