Fjalë Kyçe

Princeshës saudite i vidhen 600 mijë euro gjësende me vlerë në Paris, bëhet për spital

Princeshës saudite i vidhen 600 mijë euro gjësende me vlerë në Paris, bëhet për spital

Hajnat kanë vjedhur gjëra me vlerë prej rreth 600 mijë eurosh në apartamentin e një priceshe saudite në Paris, ka thënë një burim i afërt me këtë ngjarje.

Princesha 47 vjeçe, e cila nuk kishte qenë në apartamentin në Paris që nga muaji gusht, mori vesh kur u kthye aty se i janë vjedhur çanta, ora, bizhuteri dhe gjëra tjera që kapin vlerën e rreth 600 mijë eurove, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Princesha, emri i së cilës nuk është bërë publik nga autoritetet franceze, është dërguar në spital në gjendjes shoku dhe ende nuk ka folur për policinë.

Sipas burimit që e dha lajmin, duket se hajnat kanë hyrë pa e përdorur forcën në apartamentin që ndodhet në rrugën “Avenue George V” në zemër të kryeqytetit francez.

Në mesin e gjësendeve të vjedhura janë rreth 30 çanta dore të firmës “Hermes”, me vlerë prej 10.000 deri 30.000 euro, një orë dore e firmës “Cartier”, stoli të ndryshme dhe rroba të bëra nga gëzofi.

Gazeta “Le parisien” raportoi se në fazën e parë të hetimit, i dyshuar për këtë rast është një burrë që ishte duke qëndruar në apartamentin ku ndodhi rasti i vjedhjes që nga muaji gusht, duke shtuar se çelësat rezervë të apartamentit janë zhdukur.