Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ana e tij, Donald Trump ka bërë vazhdimisht pretendime se procesi i numërimit të votave po manipulohej nga demokratet dhe është zotuar të shkojë në Gjykatën e Lartë.
Se çfarë do të thotë kjo është ende e paqartë. Trump dhe këshilltarët e tij të fushatës kanë nisur procese gjyqësore në një sërë shtetesh kryesore – përfshirë në Michigan dhe Pensilvenia – për të kërkuar ndalimin e numërimit të votave, por gjykatësit i kanë refuzuar ato.
Në Pensilvani, Trumpi kërkoi ndalimin e numërimit të votave sepse votat me postë kanë arritur 3 ditë më vonë.
Matthew Weil, drejtori i projektit për Zgjedhjet në Qendrën Kërkimore të Politikave Bipartizane, deklaroi për BBC-në se shqetësimi i Trumpit do të kishte vlerë sikur diferenca e votave mes Trumpit dhe Bidenit të ishte shumë e ngushtë.