Në Gjermani po ulet numri i rasteve të reja me koronavirus. Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive janë regjistruar 13.363 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 671.868.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 63, duke çuar totalin në 11.352.