Fjalë Kyçe

Gjermania aprovon kontratën $6.3 miliardë për blerjen e gjuajtësve Eurofighter

Gjermania aprovon kontratën $6.3 miliardë për blerjen e gjuajtësve Eurofighter

Parlamenti i Gjermanisë ka aprovuar së fundmi kontratën madhore €5.4 miliardë të blerjes së variantit të 3-të të modernizuar të gjuajtësve evropianë Eurofighter Typhoon, me të cilët pritet të zëvendësojnë avionët e vjetëruar Tornado të epokës së Luftës së Ftohtë.

Avionët e rinj do të zëvendësojnë gjithashtu dhe variantin e 1-rë të Eurofighter.

Gjenerali i forcave ajrore Ingo Gerhartz tha se ky “vendim i rëndësishëm do të forcojë kapacitetet luftuese dhe do të rrisë gatishmërinë e flotës së gjuajtësve Eurofighter në aleancën e NATO-s.”

Varianti i 4 i Eurofighter ka një numër avantazhesh nga pararendësit e tij, siç është integrimi i radarëve AESA e Captor-E Mk1.

Këta janë radarë më të fuqishëm dhe mund të udhëheqin raketat e rangut të largët si ato ajër-ajër Meteor, dhe konsiderohen më të vështirë për të rënë pre e zhurmuesve ushtarakë.

Gjermania do të porosisë të paktën 93 gjuajtës të rinj Eurofighter, teksa i rezistoi mundësisë për të blerë gjuajtësit më të shtrenjtë anti-radar amerikanë F-35A, siç kanë bërë dhe Britania, Italia, Belgjika, Polonia dhe disa vende të tjera evropiane.

F-35 kalon Eurofighter për kapacitetet anti-radar dhe sistemet elektronike, por vendimi është motivuar nga performanca superiore e fluturimit të Eurofghter, të cilët në rastin e Gjermanisë mund të integrojnë gjithashtu raketat Taurus që janë superiore ndaj çdo armatimi aktual të F-35.