Fjalë Kyçe

Gjermania pret që Evropa së shpejti të furnizohet me vaksinën anti-COVID

Gjermania pret që Evropa së shpejti të furnizohet me vaksinën anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, pret që një marrëveshje e Evropës me kompaninë prodhuese të vaksinës premtuese kundër COVID-19, të arrihet për pak ditë.

“Do ta përmbyllim shpejt këtë”, ka thënë ai në një konferencë në Berlin. “Presim që të përmbyllim një kontratë për pak ditë”.

Komisioni Evropian është në fazën finale të bisedimeve me “BioNTech-Pfizer” për më shumë se 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, me opsionin për të blerë edhe 100 milionë të tjera.

Spahn ka thënë se pret që Gjermania të marrë deri 100 milionë doza të vaksinës së “Pfizerit”.

Ai është shprehur optimist se dimri i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë se aktuali, për shkak të vaksinës.

Kompanitë kishin njoftuar të hënën se vaksina është treguar më shumë se 90 për qind efektive, diçka që e kanë cilësuar si fitore të madhe ndaj virusit që ka marrë jetën e më shumë se një milion njerëzve dhe ka tundur ekonominë botërore.