Fjalë Kyçe

Policia zvicerane: Incidenti s’ka të bëjë me terrorizëm, është aksioni ynë lidhur me një vrasje

Policia zvicerane: Incidenti s’ka të bëjë me terrorizëm, është aksioni ynë lidhur me një vrasje

Dy persona u qëlluan dhe u plagosën në një incident në qytetin e Biennes, kantoni i Bernit, i cili sipas Policisë zvicerane nuk ka të bëjë me terrorizëm.

Policia zvicerane thotë se e gjithë kjo ndodhi për shkak të një aksionit të Policisë lidhur me një vrasje, transmeton Gazeta Express.

Policia të mërkurën në mëngjes ka gjetur një person të vdekur në një ndërtesë banimi në Lengnau dhe si pasojë kanë filluar hetimet.

“Veprimi ka të bëjë me vrasjen në Lengnau. Sipas njohurive aktuale, nuk ka absolutisht asnjë lidhje me terrorizmin”, thonë Policia e kantonit Bernese.