Fjalë Kyçe

Suedezët thonë se gabuan me masat rreth pandemisë

Suedezët thonë se gabuan me masat rreth pandemisë

Epidemiologu shtetëror suedez i Agjencisë së Shëndetit Publik, Anders Tegnell, ka pranuar se ka gabuar me parashikimin lidhur me një imunitet që do të krijohej për ta ndaluar përhapjen e madhe të koronavirusit, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Tegnell ka pranuar se vendi tani po përjeton një valë të dytë të koronavirusit pavarësisht parashikimit se politika kundër izolimit të vendit do ta parandalonte këtë.

Ai kishte thënë se numri i rasteve do të ishte “mjaft i ulët” në vjeshtë krahasuar me vendet e tjera evropiane që imponuan bllokime.

Sidoqoftë, shifrat e fundit tregojnë se Suedia po përjeton nivele më të larta të rasteve të koronavirusit, shtrimeve në spital dhe vdekjeve sesa fqinjët e saj, në krahasim me madhësinë e popullsisë.

“Ne shohim koronavirusin të përhapet në shumë rajone njëkohësisht tani” tha Tegnell.