Fjalë Kyçe

Britanikët gati vaksinë tjetër anti-covid, dhjetë herë me i lirë se Pfizer

Britanikët gati vaksinë tjetër anti-covid, dhjetë herë me i lirë se Pfizer

Dhjetëra miliona vaksina të bëra nga britanikët kundër Covid-19 mund të mblidhen deri në dhjetor.

Drejtuesi i Universitetit të Oksfordit të mbështetur nga AstraZeneca, Profesor Andrew Pollard, thotë se ekipi është ‘optimist’ në lidhje me marrjen e vaksinës deri për Krishtlindje.

Akademiku thotë se anti-virali i tyre do të jetë, dhjetë herë më i lirë se produkti i Pfizer – i cili kërkon dy injeksione me disa javë larg dhe duhet të ruhet në -78C.

“Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë AstraZeneca do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai i tha ‘The Sun’ se vaksina e tyre ruhet në ‘temperaturën e frigoriferit’ dhe është shumë afër demonstrimit të ‘efikasitetit’ – gjë që Pfizer provoi në versionin e saj të hënën.