Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka kohë për vetëkënaqësi në përballjen me koronavirusin, pavarësisht lajmeve pozitive lidhur me vaksinat anti-covid.
“Tani për tani jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga rritja e rasteve të COVID-19 që po i shohim në disa vende”, ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Tëitter gjatë së hënës.
“Veçanërisht në Evropë dhe SHBA, punonjësit dhe sistemet mjekësore po luftojnë në kulmin e pikut”, ka thënë ai tutje, shkruan Reuters.
Deri më tani janë regjistruar mbi 54 milionë persona të infektuar me COVID-19 në tërë botën. Mbi një milion kanë vdekur.