Fjalë Kyçe

Tre të lënduara në një aksident trafiku në Stanovc të Vushtrrisë

Tre të lënduara në një aksident trafiku në Stanovc të Vushtrrisë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Stanovc.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.