Nga e marta, njerëzit guxojnë të braktisin shtëpitë vetëm për të blerë produkte ushqimore, shkuar në punë që konsiderohen kyçe, të stërvisen dhe ndihmojnë personat që u nevojitet ndihmë.
Austria ka filluar bllokim të ri me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga e marta, njerëzit guxojnë të braktisin shtëpitë vetëm për të blerë produkte ushqimore, shkuar në punë që konsiderohen kyçe, të stërvisen dhe ndihmojnë personat që u nevojitet ndihmë.
Të gjitha restorantet, dyqanet, sallonet e flokëve dhe shërbime të tjera janë urdhëruar të mbyllen, ndërsa shkollat shtetërore janë zhvendosur në programe të mësimit në distancë.
Kancelari Sebastian Kurz të hënën në prag të bllokimit, i cili do të zgjasë deri më 6 dhjetor, tha se “e gjithë jeta shoqërore dhe publike do të ulet në minimum”.
Austria ka regjistruar më shumë se 527 raste të reja për 100.000 banorë gjatë shtatë ditëve, rreth dhjetë herë më shumë se norma që autoritetet thonë se është e qëndrueshme.
Gjatë shtatë ditëve të fundit ajo ka raportuar 46.946 infeksione të reja me koronavirus.