Elon Musk kalon Mark Zuckerberg në listën e më të pasurve në botë duke u bërë personi i tretë më i pasur në botë.
Vlera totale neto e “bossit” të Tesla dhe SpaceX u rrit deri të hënën me 15 miliardë dollarë pasi S&P njoftoi se po e çonte kompaninë e tij të prodhuesve të automjeteve midis kompanive më prestigjioze në treg, transmeton Indeksonline.
Njerëzit parashikuan që kjo të ndodhte disa muaj më pare, por kjo nuk ndodhi deri tani, duke bërë që aksionet e Tesla të kërcejnë 14% në tregtinë pas orëve. Si rezultat, vlera personale e Elonit – duke parë se si ai zotëron një pjesë të mirë të aksioneve – gjithashtu u rrit.
Për momentin, ai është në hapin e duhur për të pasur një vlerë neto prej 117.5 miliardë dollarësh … shumë më shumë sesa Zuck me 106 miliardë dollar. Dy personat më të lartë se ai në listë aktualisht janë Bill Gates me 129 miliardë dollarë dhe Jeff Bezos 184 miliardë dollarë.
Disa vlerësime që nga e hëna në mëngjes e kanë vlerën neto të Elonit pak më të ulët për shkak të tregtisë së Tesla aktualisht – rreth 460 dollarë për aksion – por sido që të jetë … ai është në treshen e më të pasurve.
Pasuria e Musk u rrit rreth 90 miliardë dollarë gjatë vitit 2020, sipas The Guardian.
Ai është aksionari më i madh individual i Tesla-s, i ndjekur nga afër nga CEO i Oracle Larry Ellison.