Fjalë Kyçe

Ligjvënësit republikanë ia kthejnë shpinën Trump-it dhe aventurës së tij politike

Ligjvënësit republikanë ia kthejnë shpinën Trump-it dhe aventurës së tij politike

Presidentit amerikan, Donald Trump, i janë zbehur edhe më shumë gjasat që ta shmangë humbjen në zgjedhjet presidenciale, pasi ligjvënësit në Michigan kanë paralajmëruar se nuk do ta refuzojnë fitoren e parashikuar të Joe Bidenit.

Dy ligjvënës republikanë janë shprehur se do të respektojnë procesin normal. Të premten, shteti i Georgias ka certifikuar fitoren e ngushtë të Bidenit, duke vështirësuar edhe më shumë punët për presidentin Trump, raporton KOHA.

Fitorja e Bidenit në sistemin e Kolegjit Elektoral është projektuar të jetë 306 me 232 – një epërsi shumë e lartë e Bidenit që prin edhe në votat popullore me 5.9 milionë vota më shumë. Presidenti republikan të premten rrejshëm ka deklaruar se është fitues i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa ka vazhduar akuzat se pati manipulime të mëdha votash në zgjedhjet e 3 nëntorit.