Fjalë Kyçe

Kanadaja mund të miratojë vaksinën për COVID-19 të Pfizer ‘rreth dhjetorit’

Kanadaja mund të miratojë vaksinën për COVID-19 të Pfizer ‘rreth dhjetorit’

Kanadaja mund të miratojë vaksinën për COVID-19 të Pfizer “rreth dhjetorit”, rreth të njëjtës kohë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, tha të enjten një zyrtar i lartë në rregullatorin e ilaçeve në Kanada.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Health Canada kishte thënë më parë se një miratim ka të ngjarë të vinte në fillim të tremujorit të parë, nën një proces të ri të përshpejtuar të rishikimit shumë të ngjashëm me atë në Shtetet e Bashkuara.

Siç thuhet më tej, vaksina e Pfizer dhe BioNTech është më e përparuara në rishikimet e Health Canada, tha Supriya Sharma, këshilltare e lartë mjekësore në këtë institucion, në një konferencë për media në Ottawa.

E pyetur nëse ndonjë kanadez mund të merrte një vaksinë para fundit të vitit, Sharma tha se disa gjëra po ndodhin në të njëjtën kohë – rishikimet rregullatore, prodhimi, shpërndarja – gjë që e bën të vështirë për të përcaktuar datat.

Kanadaja po shikon të njëjtat të dhëna si rregullatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian dhe ka një sistem të ngjashëm autorizimi për përdorim gjatë një emergjence të shëndetit publik, tha Sharma.

Ndërkohë Agjencia Evropiane e Barnave është “shumë shpresëdhënëse” se do të jetë në gjendje të japë një mendim pozitiv shkencor përpara Krishtlindjeve, tha të mërkurën drejtori ekzekutiv i saj.

Ndërsa Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të mbajë një takim më 10 dhjetor në të cilin anëtarët do të diskutojnë për vaksinën e Pfizer.

Agjencia nuk pranoi javën e kaluar për të parashikuar se sa kohë do të zgjaste rishikimi i saj, por të dy Pfizer dhe Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Alex Azar kanë thënë që FDA mund të autorizojë vaksinën në mes të dhjetorit.