Norvegjia ka zbuluar rastin e saj të parë me nivel të lartë patogjen H5N8 të gripit të shpendëve, ka thënë Autoriteti i Sigurisë Ushqimore (FSA) në një deklaratë të premten, raporton Reuters.
E për shkak të kësaj zogjtë e fermave në Norvegjinë jugore duhet të qëndrojnë brenda shtëpive pas këtij zbulimi në një patë të egër, ka thënë FSA, transmeton KOHA.
Niveli i lartë ngjitës dhe vdekjeprurës i gripit të shpendëve po përhapet me shpejtësi të madhe në Evropë, duke e vënë në alarm industrinë e pulave.