Fjalë Kyçe

Skenar filmash: Si u ekzekutua shkencëtari iranian pa përdorur asnjë ushtar në terren?

Skenar filmash: Si u ekzekutua shkencëtari iranian pa përdorur asnjë ushtar në terren?

Tensioni është i lartë në Lindjen e Mesme pas vrasjes së shkencëtarit iranian Muhsin Fahrizade, i cili konsiderohet si “babai i programit bërthamor” të Iranit.

Mediat e huaja raportojnë se atentati ndaj tij dyshohet se u krye me mjete të telekomanduara duke mos përfshirë ushtarë realë në terren.

Dyshohet se eskorta e shkencëtarit iranian u qëllua përmes një mitralozi të telekomanduar, pasi rojet neutralizuan me në shpërthim autobombe po ashtu të telekomanduar. Pas sulmit dhe vrasjes së shkencëtarit, edhe makina ku ndodhej arma u shpërthye për të mos lënë gjurmë, raporton abcnews.al.

Duket si një film, megjithatë ekspertët e sigurisë kanë arritur në këtë përfundim nisur edhe nga fakti se është e pamundur nga çdo fuqi ushtarake në botë që të fusë dhe të nxjerrë pa lënë asnjë gjurmë një numër aq të madh ushtarësh që të kryejnë një sulm të kësaj kategorie.

Të dhënat tregojnë se në operacion morën pjesë dy makina. E para shpërtheu duke nxjerrë jashtë funksionit autokolonën që shoqëronte shkencëtarin, kurse e dyta u përdor për të mbajtur armën, e cila e ekzekutoi.

Mediat e huaja raportojnë se pronarët e makinave që u përdorën për sulmin ndaj Fahrizade dolën nga Irani një ditë para ngjarjes.

Gjithçka u komandua nga disa qindra apo mijëra kilometra larg. Irani akuzoi menjëherë Izraelin për ngjarjen duke premtuar hakmarrje.