Fjalë Kyçe

Vaksina e koronavirusit në Austri, ‘efektive për dhjetë vjet’

Vaksina e koronavirusit në Austri, ‘efektive për dhjetë vjet’

Një vaksinë e koronavirusit që po prodhohet në Vjenë thuhet se është efektive për një periudhë dhjetëvjeçare, përcjell albinfo.at.

Vaksina, e bërë nga firma Austro-Franceze Valneva dhe e zhvilluar në Vjenë, përmban viruse të inaktivuara.

Si rezultat, studiuesit thonë se mbrojtja e ofruar nga vaksina do të zgjasë për dhjetë vjet. Shefi i Valnevas, Thomas Lingelbach, tha se qasja u zgjodh qëllimisht dhe se kompania e dinte se nuk do të ishte gati si pjesë e valës së parë të miratimeve.

“Ne e dinim që nga fillimi se do të ishim më vonë me këtë qasje, sepse do të duhej më shumë për t’u zhvilluar”, tha Lingelbach.

Në Austri, rreth 20 për qind e popullsisë shihen si marrës të mundshëm të vaksinave. Çdo dozë pritet të kushtojë 8 € – më lirë se vaksinat e tjera që janë në proces të aprovimit për të dalë në treg, përcjell albinfo.at.