Scott Atlas, këshilltari kontravers i presidentit amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqje, raporton BBC.
Atlas gjatë katër muajve sa ka qenë në detyrë, ka pasur përplasje të shpeshta me mediat dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit.
“Ju shkruaj të jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA”, shkruan Atlas në një letër në adresë të presidentit.