Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po zotohet se vaksinimi kundër virusit korona do të nisë para fundit të dhjetorit.
Por para se të injektohen dozat, gjashtë sa janë në portofolin e vaksinave të blera nga BE, secila kompani farmaceutike duhet ti nënshtrohet procesit të miratimit.
Këtë gjë në mënyrë urgjente e para e kërkoi kompania amerikane, Pfizer në bashkëpunimin me atë gjermane Biotech. E ndaj tyre dhe dozave te tjera shteti më i fortë europian, Gjermania u zotua për standarde të larta të verifikimit.
Për vaksinën e cila do të jetë vullnetare autoritetet e Bashkimit Evropian rëndësi të veçantë do t’i kushtojnë informimit të publikun për efektet anësore të mundshme që mund të priten pas imunizimit, të tilla si dhimbje koke, dhimbje të lokalizuara dhe ethe.